TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 22:12

Trondit gazetari: Një politikan i mazhorancës rrezikon të vr*tet

Shkruar nga Pamfleti

Trondit gazetari: Një politikan i mazhorancës rrezikon të vr*tet

Gazetari Armand Shkullaku, deklaroi se krimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet shtetërore.

Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar’, tha Shkullaku i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Ai shtoi se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as korrupsionin, as krimin zgjedhor, dhe madje as vrasjen e Vis Martinit, për shkak se ‘është shteti i përfshirë’.

Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë. Këtu është krimi që komandon shtetin, emëron drejtues politike, prokurorë, gjyqtarë. Tani është krimi që emëron ata, me të cilët krimi do të punoj. Po të marrin rastin e Ergys Çyrbjas. Një kriminel, Hajri i thotë eksponentit të PS-së, mos u shqetëso se, do flasim ne me Ramën dhe do jesh i pesti në listë, dhe vërtetë ishte i pesti dhe doli deputet. E kur bën një vrasje ai e strehon në shtëpinë e vet dhe i çonte disa kostume një prokurori a një gjyqtari”, deklaroi Shkullaku.

Gazetari Shkullaku deklaro se, krimi nuk është i shqetësuar në Shqipëri, sepse emëron vetë drejtuesit e lartë të politikës dhe grupin parlamentar të mazhorancës.

Po emërove drejtues të lartë të politikës, po bëre grupin parlamentar të PS, bën dhe qeverinë, vendos që dhe një person i panjohur që ti e kandidon do të marri vota më shumë se Edi Rama, atëherë për çfarë i duhet krimit të vrasë e të bëjë presion”, tha gazetari.

Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.

E kam thënë dhe ishalla s’më del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë ti mbash bandat nën kontroll. Ata kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka pluralizëm dhe një njeri që drejton, ne nuk kemi konkurrencë as në ekonomi, pra tregu i lirë është nën drejtimin e Ramës. E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës”, theksoi Armand Shkullaku.

Lini një Përgjigje