TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2024, 07:30

Tritoli në banesën e gjyqtarit, eksperti Softa: Autori ishte i qetë, i kishte lëvizjet e përllogaritura

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit, eksperti Softa: Autori ishte i

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se autori i cili vendosi tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, u tregua i qetë në veprimet e tij dhe se ato ishin veprime të përllogaritura.

Softa u shpreh se hetimet duhet të tregojnë nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë nga çështjet që Sterkaj ka gjykuar.

“Kjo është pjesë e hetimit e cila do të shikojë rrethanat, faktorët, motivet, çështjet e nxehta që mund të ketë gjykuar. Nëpërmjet kamerave për të gjetur mundësinë ku mund të jetë zbuluar autori, ku mund të shkohet te porositësit e tij. Mund të kemi mundësinë për të parë se deri ku shkon, a ka qenë i vetëm në këtë veprim. Veprimet e tij ishin të qeta, nuk pamë panik. Ka bërë një përllogaritje. Dikush që e njeh atë person ,mund të japë një ide të përafërt ose mund të ketë informacion për të”, tha Softa.

Ndërsa gjyqtari Ervin Leka tha se Sterkaj pa pasur shumë dosje në gjykim dhe nuk mund të themi se cila prej tyre ka sjellë vendosjen e tritolit.

“Gjyqtari Sterkaj ka eksperiencë 30-vjeçare në Gjykatën Vendimet kanë qenë voluminoze. Vetëm në2023 ka pasur në gjykim 800 dosje penale. Nuk mund të themi se cila nga dosjet mund ta ketë sjellë vendosjen e tritolit, por mund të ketë të bëjë me dosjet e gjykuara së fundmi. Kemi të bëjmë me një ngjarje të porositur. Ka dyshime se ai është person i porositur nga palët të treta. Steraj ka gjykuar grupe kriminale, gjykimi i të miturve, por edhe çështje të tjera penale. Kanë qenë disa të shoqëruar, 3 persona në cilësinë e personave që mund të ketë dijeni. Ata janë lënë të lirë. Edhe vetë gjyqtari është marrë në pyetje. Ai e ka lidhur me detyrën e tij”, tha Leka për ABC News.

fatjon softa tonin sterkaj

Lini një Përgjigje