TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2025, 19:43

‘Tik tak, Tommie’, drejtuesi i fushatës së Berishës ‘kërcënon’ ligjvënësin republikan amerikan

Shkruar nga Pamfleti

‘Tik tak, Tommie’, drejtuesi i fushatës së Berishës

Një postim i ligjvënësit republikan amerikan Thomas Massie, i cili paralajmëron se do të votojë kundër për masën e financimit të qeverisë të miratuar nga Trump, ka sjellë reagimin e Chris LaCivita, i cili prej pak javësh ka marrë rolin e drejtuesit të fushatës së demokratëve të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

‘Tik Tak Tommie”, shkruan LaCivita në një postim në ‘X’, që duket si një formë paralajmërimi ndaj ligjvënësit republikan.

‘Tik tak, Tommie’, drejtuesi i fushatës së Berishës

Massie ka paralajmëruar se nuk do të votonte, ndërsa afati i fundit për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë afrohet.

Presidenti Donald Trump u kërkon republikanëve të mbështesin miratimin e një mase financimi.

"Nëse nuk bëj një lobotomi që më bën të harroj atë që kam parë 12 vitet e fundit, do të jem JO në CR këtë javë.

Më habit fakti që kolegët e mi dhe shumë nga publiku shkojnë pas gënjeshtrës se do të luftojmë një ditë tjetër", tha Massie në një postim të së dielës në X.

Lini një Përgjigje