
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën e PD që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Lidhur me këtë, Spahiu tha se PD nuk protestoi për zgjedhje për të cilat pretendoi se u vodhën, por proteston tani kur SPAK do të marrë në pyetje Berishën për 21 janarin.
“Që nga 11 maji janë bërë shumë thirrje për protesta dhe këtë herë nuk e dimë nëse do të mbahet. Pse nuk ndodhi pas zgjedhjeve kur u tha se kishte vjedhje votash. Pse i gjithë popull që u manipulua nuk doli që të mbrojë voton. Pse ndodh të hënën? A ka një ngjarje më të rëndësishme se humbja e zgjedhjeve, e vetmja ngjarje këtë javë është thirrja e Berishës në SPAK. A është rastësi apo jo? Eksperienca ka treguar sa herë ka një thirrje nga SPAK ose një çështje që hapet populli thirret në protestë. Demokratët u mbajtën 300 ditë pranë banesë së Berishës për të protestuar. Kur nuk janë të suksesshme djegin kauzat dhe konsumojnë elektoratin dhe protestuesit. Ajo që vihet re vitet e fundit është rrudhja e marrjes pjesë në protestë”, tha ai.
Spahiu shtoi se në këtë protestë duhet që të shihet se sa do të jetë pjesëmarrja, pasi ka mbi 1 vit që nuk bëhen protesta dhe duhet të jetë e lehtë të mbledhësh njerëz.
‘Unë them se do të bëhet para Kuvendit, sepse vetëm para Kuvendit nuk numërohen dot protestuesit. Nëse e bëjnë në Bulevard në rastin më të mirë mund të nxjerrin 5 mijë protestues. Një parti që ka një vit që nuk bënë një protestë është e drejta e çdo kujt që ta gjykojë nga masiviteti, protestë për sensibilizim nuk ka, ato i bëjnë shoqatat. Berisha kë një faj që mbanë në pushtet Edi Ramën. Të gjithë duhet që të shohim numrin e protestuesve sepse ka që nga maji që përgatitet për protestën’, tha ai.
Kemi 10 vjet rrugëve nuk kemi lënë protestë pa vajtur nga Korça në Tiranë. Kemi ngelur rrugëve bre byrazer, jemi helmuar me gaz dhe skemi fituar asgjë. Tani të bëj hall vet Saliu se nga ne nuk bëhet llaf. O Vrenoz na mori në qaf bre byrazer