Hetimi i aferës së koncesionit të sterilizmit pritet të zgjerohet edhe më shumë.
Shkeljet në procesin e dhënies së koncesionit 100 milione eurosh të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, sipas SPAK kanë ndodhur para dhe pas tenderit.
Madje, skandali shkon edhe më tej kur rezulton se në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka një kontratë origjinale të këtij koncesioni.
Në dosjen e SPAK-ut të publikuar nga mediat thuhet se në datën 8 tetor të vitit 2021 është marrë vendimi i sekuestrimit të dokumenteve të këtij investimi partnertitet publik-privat.
Oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar nga institucioni dokumentet origjinale por në datën 20 dhjetor në procesverbal ata kanë dekalruar se megjithë kërkimet ne arkivë nuk u gjet dokumenti origjinal, madje as anekset përkatëse.
Në vend të kësaj është sekuestruar një kopje e noterizuar. Po ashtu prokurorët akuzojnë për fryrje të kostove me qëllim mashtrimin me pasoja të rënda për shtetin shqiptar.
Madje, ndër të tjera, rezulton se në QSUT ishin paisjet për sterilizimin e paisjeve kirurgjikale për të përballuar më shumë nga setet që kërkoheshin në spitali e QSUT, por nuk u vu në punë.
Pra dosja e SPAK nxjerr në pah, një situatë sa të pabesueshme aq edhe të dënueshme penalisht. Kontrata origjinale 10-vjeçare e firmosur mes shtetit dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të arrestuar për mashtrim ka humbur dhe nuk gjendet.
SPAK thotë se e ka kërkuar gjithandej, por ajo s'gjendet as në arkivën e Ministrisë dhe ka humbur.
Tashmë në masën e arrestit janë pronari i koncesionit Ilir Rrapaj dhe zëvendësministri Klodian Rjepaj.
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC, u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro.
Biznesmeni Rjepaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat mbrëmjen e 16 gushtit 2023, pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.
Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.
Lini një Përgjigje