TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 21:55

Tejmbushja e administratës, analisti: 1 në 5 shqiptar punon në shtet, në fushatë do shkojnë 200 mijë punonjës!

Shkruar nga Pamfleti

Tejmbushja e administratës, analisti: 1 në 5 shqiptar punon në

Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja është shprehur se një në pesë shqiptar sot punon në shtet.

Komentet Hasimja i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se gjatë fushatës numri i shqiptarëve të punësuar në shtet kalon në 200 mijë, shifër kjo që sipas tij lë pas shumë vende të rajonit.

Ai shtoi gjithashtu se një pjesë e madhe e atyre që punojnë në shtet as që nuk e dinë se ku e kanë zyrën, por thjesht marrin rrogën, që nënkuptonte se këto punësime bëhen me qëllime elektorale.

Ai sondazhi ju kujtohet që 66% e shqiptarëve synonin të punonin në shtet. Sot një në pesë shqiptarë punon në shtet. Vetëm Franca na arrin këtë lloj niveli apo rekodi.

Nga pikëpamja e administratës publike që shkon mbi 180 mijë dhe që në fushatë do shkojë 200 mijë, ne e tejkalojmë me disa herë administratën e Sllovenisë përshembull, apo të vendeve të tjera të rajonit. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve as që nuk e dinë se ku e kanë zyrën, thjesht marrin rrogën”, tha Hasimja.

administrata

Lini një Përgjigje