Analisti Lorenc Vangjeli tha perceptimi i qytetarëve për të majtën dhe të djathtën në Shqipëri është krejtësisht i përmbysur me thelbin e asaj që është realisht.
Vangjeli bëri një provokim interesant ku tha se kryeministri Edi Rama do kishte përfunduar në skuadrën e pushkatimit nën akuzën për poliagjent nëse diktatura nuk do ishte shembur në ‘90.
“Duke nisur që me faktin që majta dhe e djathta në Shqipëri janë konvencion, ka vetëm ndarje lart poshtë, në pushtet në opozitë. T’ju bëj një provokim; nëse diktatura nuk do ishte shembur në ‘90, me të gjitha gjasat Rama do kishte përfunduar në skuadrën e pushkatimit nën akuzën për poliagjent, ndërsa Berisha do ishte nga skuadra e pushkatimit. Majko do vazhdonte të ishte sekretar i Partisë Komunistë ndërsa Basha do ishte zëvendësi i tij. Meta mund të ishte drejtor i hidrocentralit të Fierzës”, tha Vangjeli.
Lini një Përgjigje