TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2025, 09:40

Të maskuar dhe me levë në dorë, dalin pamjet nga sulmi në kompaninë telefonike në Tiranë; si u fsheh ngjarja për 3 muaj

Shkruar nga Pamfleti

Të maskuar dhe me levë në dorë, dalin pamjet nga sulmi

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e një kompanie telefonike në zonën e Laprakës dhe kanë dëmtuar drynin e derës së pasme. Policia ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht shtatë punonjës të sigurisë dhe drejtuesi i një departamenti të kompanisë.

Ngjarja është zbuluar nga një punonjës i sigurisë së brendshme, i cili nuk e ka raportuar atë tek autoritetet përkatëse, por ka informuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Për këtë arsye, janë nisur procedura penale për “Moskallëzimin e krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj disa individëve.

Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 punonjësve ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin në zyra nga dy persona të maskuar. Këta të fundit, më 25 dhjetor rreth orës 02:30, kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Në njoftimin e policisës, thuhet se ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

dalin pamjet nga sulmi në kompaninë telefonike në tiranë

Lini një Përgjigje