TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2023, 22:20

"Taulant Tusha ka qenë marioneta kryesore e Veliajt", Elton Qyno: Mbaronte të gjitha punët me Klodian Zoton

Shkruar nga Pamfleti

"Taulant Tusha ka qenë marioneta kryesore e Veliajt", Elton Qyno:

Gazetari Elton Qyno ka folur lidhur me rastin e inceneratorëve dhe aksionin e SPAK ku u arrestuan disa zyrtarë.

Qyno u shpreh se njeriu që vinte dhe mbaronte të gjitha punët me Klodian Zoton ka qenë Taulant Tusha.

‘’Ata kanë qenë të deleguarit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncesionit. Kanë qenë njerëzit që kanë firmosur për të shpallur fitues pikërisht kompaninë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Faktikisht në ato email-e që ka përdorur dhe ka arritur të gjejë në laptopin e Klodian Zotos, SPAK ka vërtetuar që të dy punonjësit e deleguar të bashkisë në këtë koncesion për dhënien e shpalljen e fituesit kanë mbajtur një raport të gjatë komunikimi me Klodian Zoton.

Faktikisht nuk është bërë asnjë lloj studimi nga ana e komisionit. Ata e kanë marrë të gatshme çmimin që i ka dhënë Zoto dhe Mërtiri me email. Në fakt Taulant Tusha ka qenë marioneta kryesore e Erion Veliajt.

Taulant Tusha ishte njeriu që vinte dhe mbaronte të gjitha punët me Klodian Zoton dhe nyja kryesore e Erion Veliajt me të gjitha veprat e tij’’, tha Qyno për “Ora News”.

elton qy klodian zoto inceneratori

Lini një Përgjigje