TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2023, 14:14

Taulant Balla ministër i Brendshëm, Myslim Murrizi: T'i japë fund rrokadës në polici

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Balla ministër i Brendshëm, Myslim Murrizi: T'i japë

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar vendimin e kryeministrit për të emëruar në postin e ministrit të Brendshëm Taulant Ballën.

Sipas Murrizit, ajo që pritet nga publiku të bëjë Taulant Balla është t’i japë fund rokadës që ndodh prej më shumë se 10 vjetësh në polici, ku të njëjtët emra lëvizin sa në një qark në tjetrin.

“Sa do jetë Balla i zoti, ai është numri dy i PS, edhe pse me letra është Gjiknuri pasi kreu i grupit parlamentar ka akses pas kreut të partisë, sa do jetë në gjendje të prishë çerdhen që prej më shumë se 10 vjetësh bëhet një rokadë, si lëvizja e mobilieve në shtëpi. Janë 15 emra që në pjesën më të madhe figurojnë në zyrën e SHISH, janë penguar të marrin certifikatat e sigurisë. Janë po ata njerëz”, tha Murrizi në një intervistë për Euronews Albania .

myslym murrizi taulan balla minister i brendshem

Lini një Përgjigje