TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2023, 07:26

Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Artan Hoxha publikon foton: Nga sot, pak më shumë respekt për “çunat e Londrës”!

Shkruar nga Pamfleti
Ku ndodhet Arben Ahmetaj?  Artan Hoxha publikon foton: Nga sot, pak më
Artan Hoxha

Ditën e djeshme avokati Henrik Ligori është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në Angli pranë vajzës së tij. Ai tha se Ahmetaj është larguar para se SPAK t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për arrestimin e tij.

Pas kësaj deklarate pati shumë reagime. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Ahmetajt duke festuar me disa persona në një lokal. Nuk është e verifikuar nëse kjo foto është shkrepur së fundmi.

Nga sot, pak më shumë respekt për “çunat e Londrës”. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, u ka dhënë strehë mijëra dhe dhjetëra mijëra shqiptareve ilegale që shkojnë me gomone, nuk po i gjetka një konak ish-numrit 2 të qeverisë shqiptare…”-shkruan Artan Hoxha.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje kërkesën për e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 177 deputetë votuan pro, ndërsa 3 deputetë të opozitës abstenuan. Konkretisht, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale shkruante "Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg.

Vetë Rama nuk mbajti asnjë fjalim në Kuvend, por doli pasdite me një video mesazh.

Kryeministri u shpreh se nuk pajtohet me askënd që abuzon me besimin që ai, qytetarët dhe PS ju ka dhënë. Ai përsërit sërish frazën që nuk do të mbrojë askënd që përdor besimin e dhënë për të mbushur xhepat.

“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam  qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS kurrizin e një kali që mund ta kalërojë", tha Rama.

artan hoxha arben ahmetaj

Lini një Përgjigje