TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2024, 16:18

Strehimi i refugjatëve në Shqipëri, “biznes” kolosal: Vetëm qiraja e një anije 13.5 mln euro për 90 ditë!

Shkruar nga Pamfleti

Strehimi i refugjatëve në Shqipëri, “biznes” kolosal:

Qeveria italiane kërkon anije me qira për të transportuar refugjatët në Shëngjin. Kostoja është rreth 13.5 milionë euro...

Mediat italiane vijojnë të nxjerrin fakte mbi aferën me refugjatët. Edi Rama e trumbeton si nder të madh, por për mediat vendase një anije e marrë me qira për 90 ditë, e cila do të bëjë transportimin e refugjatëve nga brigjet italiane te ne, do të kushtojë 13.5 milionë euro.

Tg Com 24” shkruan se kjo shifër është nxjerrë në kuadër të një ofertë të hedhur në treg nga Ministria e Brendshme, e cila kërkon anije me qira. Sipas dokumentit të “tenderit”, një anije do ketë 100 anëtarë staf, dhe do mbajë në bord 200 emigrantë.

Pika e grumbullimit të emigrantëve shihet rreth 15/20 milje detare në jug-jug/perëndim të ishullit të Lampedusës. Flitet për një transport prej “rreth 300 njësi” (200 emigrantë dhe 100 operatorë), dhe “tre deri në katër udhëtime në muaj (vajtje-ardhje)”.

Kohëzgjatja e çdo operacioni mendohet 5-6 ditë, duke përfshirë "transportimin e migrantëve, aktivitetin e qendrës, transportin për në Shqipëri, aktivitetet e zbarkimit dhe kthimin në zonën e operacionit”. Vetë anijet duhet të kenë 100 pjesëtarë ekuipazh.

Kushtet e vendosura për anijet janë: kapaciteti për të transportuar afërsisht 300 pasagjerë, 200 emigrantë plus 100 operatorë; minimumi 50 kabina, secila me një maksimum prej dy shtretër; një draft (lartësia e pjesës së bykut që mbetet e zhytur) më pak se 5 metra, "i përshtatshëm për ankorim në portin e Shëngjinit"; një dhomë për ekzaminimin e emigrantëve; një për t'u përdorur si dhomë sigurie për nevojat e policisë gjyqësore; një dhomë për infermierinë dhe zona për karantinë të mundshme.

“Shërbimi i menaxhimit të anijeve do të jetë përgjegjësi e operatorit me të gjitha detyrimet”, saktësohet në dokument. Për më tepër, ekzekutimi i shërbimit përfshin furnizimin e mallrave dhe produkteve ushqimore, si dhe përgatitjen e ushqimeve të larmishme.

Nëse tejkalohet mesatarja prej 300 njësive për ditët e kohëzgjatjes së kontratës, do të njihet një "kosto shtesë për frymë prej 40 euro/ditë për numrin e pasagjerëve të tepërt". Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e flukseve migratore dhe rrjedhimisht pamundësinë e përcaktimit sasior të numrit të saktë të kalimeve të nevojshme, thuhet në kapitullin e fundit të dokumentit, nëse distanca e lundrimit për kohëzgjatjen e kontratës do të jetë më e vogël se 6 mijë milje aktivitete detare, kostoja e qirasë do të ulet me 15%. /Pamfleti

Lini një Përgjigje