
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa u shpreh se ngjarja e “21 janarit” duhet të hetohet e plotë në mënyrë transparente dhe të pavarur.
“Hetimi duhet të jetë i plotë, gjithëpërfshirës, transparent dhe i pavarur”, u shpreh Softa.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, u ndal edhe tek serverat duke thënë se nëse fshirja dhe pajisja është sekuestruar mundësia e rikthimit mbetet alternative.
“Për server normal, jo të nivelit të Kryeministrisë, ruajtja e tyre është me afat 3-6 mujor. Më pas ngjarjet mbivendosen dhe fillojnë nga fillimi. Nëse fshirja e serverit dhe pajisja është sekuestruar mundësia e rikthimit mbetet alternativë, por nëse server është ndërruar këtu mundësia është zero", tha ai.
Lini një Përgjigje