TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2024, 07:15

Rihapja e “21 Janarit” tremb demokratët, avokati i Berishës: Skenar nga Rama për të mbajtur nën akuzë liderin e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Rihapja e “21 Janarit” tremb demokratët, avokati i
Sali Berisha

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, thotë se rihapja e dosjes së 21 Janarit po bëhet me qëllim për të mbajtur nën akuzë liderin e opozitës.

Sipas tij rihapja e çështjes vjen në një moment kur dosja Partizani sipas tij “është një përrallë nga e kaluara”.

“Qëllimi është të akuzojmë Berishën dhe Bashën si urdhërdhënës, por të mos harrojmë se komandanti i Gardës dhe komandanti i grupit të zjarrit janë dënuar me vendim të formës së prerë të parishikueshëm dot më për shkak të procedurës penale të bërë nga kjo mazhorancë, nuk mund të rëndohet pozita, mund të kërkohet vetëm për pafajësi.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje nga pakujdesia dhe s’ka sesi bashkëpunëtorët, urdhërdhënës, sipas tyre të akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese. Që këtu ka marrë fund. Ky është një skenar politik që po e përdor Rama, pasi po shohin se çështja e Kompleksit Partizani është një përrallë nga e kaluara”, tha Gjokutaj në A2 CNN.

berisha 21 janari

Lini një Përgjigje