TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2024, 07:23

I nxehti “përvëlon” vendin, si pritet të jenë temperaturat sot

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti “përvëlon” vendin, si pritet të jenë

Vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane, duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.

Ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit por më theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 17°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lini një Përgjigje