TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2025, 20:06

“SPAK nuk po përdor metoda si Sigurimi i Shtetit”, Ngjela: Amerikanët janë aty, ikën 8 erdhën po 8

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK nuk po përdor metoda si Sigurimi i Shtetit”, Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar lëvizjet e SPAK dhe arrestimin e Erion Veliajt, tha se ende nuk kemi një akuzë ndaj Kryebashkiakut të Tiranës.

“Po ai thotë që nuk më kanë dhënë akuzën, pse akuzohet. Pse ky gjyq nuk kuptoj çfarë është ka thënë? Nuk e dimë ia ka dhënë gjykata arrestin. Por gjykata e ka arrestuar, jo prokurori”, shprehet ai.

Lidhur me pretendimin e Veliajt se prokurori Ols Dado e ka quajtur ‘ndyrësirë’ në sallën e gjyqit, Ngjela thotë se nëse diçka e tillë është e vërtetë, Dado nuk mund të jetë më prokuror.

“Ka prova që ka ndodhur? Çdo i pandehur ka të drejtë të flasë? Por duhet të shikojmë nëse është e vërtetë? Nëse është e vërtetë, ai nuk mund të jetë më prokuror. Nëse ka ndodhur që ka thënë atë, nuk mund të jetë më prokuror në një vend demokratik”, tha ai.

Sa i përket pastaj prentedimeve për metoda të SPAK si ato të sigurimit të shtetit, Ngjela thekson se këtu nuk mund të ketë asnjë paralelizëm.

“Metodat e sigurimit, nuk kishin nevojë për mbrojtje. Nuk afrohen me to. Ti s’kishe të drejtë as për avokat. Nuk ka paralelizëm. Çfarëdo shkelje ligji, ajo situatë juridike, nuk ma ha mendja ta ketë kaluar një vend tjetër në Europë”, shprehet avokati.

Deri më tani, sipas Ngjelës me hetimin është marrë vetëm Ols Dado dhe jo Altin Dumani.

“Sipas ligjit Dumani nuk ka lidhje me akuzën. E drejton prokurorinë, por hetimin e drejton hetuesi direkt. Nuk e kam parë që të jetë dhe ky në hetim direkt. Po të jenë të dy ndryshon problemi. Deri më tani kemi parë vetëm Ols Dadon”, tha ai.

Avokati shprehet për nevojën për një sistem gjyqësor të fortë në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit.

“SPAK ka kompetencë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë shtetet borgjeze, kanë perfeksionuar pushtetin gjyqësor. Ne nuk kishim pushtet gjyqësor. Kapitali do para. Po të mos ishte dëshira e kapitalit për para nuk dilte marksizmi. Nuk korrigjohet me diktaturë por me pushtet gjyqësor. Ne ende nuk e kemi pushtetin gjyqësor të aftë. Por me sa marr vesh në SPAK ka ekspertë amerikanë. Nuk janë ekspertë që japin urdhra, por analizojnë krimin. Krimi është sistem psikik. Krimi është sistem psikik, dëshira psikike e personit për të bërë krim. Kjo quhet dashje. Dashja në krim është kjo. Por ka dhe krim në normë, krijohet evazion fiskal. Nuk ka kapital tregtar me evazion fiskal nëse do kishim pushtet gjyqësor solid”, shprehet ai.

Sipas Ngjelës, amerikanët nuk kanë ikur nga SPAK, pasi kanë ardhur ekspertë të tjerë.

“Ashtu siç ka të meta, ka dhe mungesë profesionalizmi. Por në SPAK kanë ikur 8 ekspertë kanë ardhur 8 të tjerë. Nuk është kaq e lehtë çështja e të provuarit. Është profesionalizëm. E di çdo të thotë provë, raporti yt me të vërtetën”, shton ai.

Lidhur me deklaratat e Berishës se do shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, Ngjela thotë se diçka e tillë nuk ndodh pasi Berisha nuk vjen dot në pushtet.

“Ai vetë tha, nëse vij në pushtet, pra nëse. Nëse e Saliut vjen të formulohet, jo. Janë sondazhet. Sondazhet i nxjerrin shumë të ulëta në krahasim me socialistët. Do e shohim në muajin e fundit nëse i rriten aksionet. Por dimë që aksionet i janë ulur prej non gratas. Ai po lufton që ta heq non gratën”, shprehet Ngjela.

Në vijim ai shtoi se as Chris LaCivita nuk mori përsipër asgjë lidhur me non gratën, që do të thotë se është problem i rëndë.

“Nuk e mor përsipër problemin e non gratës. Është shumë e rëndë. Kur të gjeni një personalitet amerikan që do i hiqet atëherë diçka ka luajtur”, tha ai.

Lini një Përgjigje