TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shkurt 2025, 16:27

SPAK nxjerr blof Ramën: Hetimet për abuzimet te Bujqësori i nisi policia

Shkruar nga Pamfleti

SPAK nxjerr blof Ramën: Hetimet për abuzimet te Bujqësori i nisi

Kryeministri Edi Rama dëshmoi sot se ka filluar të trembet nga SPAK. Teksa reagimet për Veliajn shiheshin si retorikë politike, sot pati një reagim skandaloz nga ana e tij. SPAK zhvilloi një aksion te Universiteti Bujqësor, duke vënë në masë sigurie 24 persona për abuzime me tenderët.

Kryeministri reagoi me urgjencë dhe madje nesër rektori i UBT do të dalë para grupit të PS për të dhënë sqarime, një skandal më vete ky.

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vjenës në Shqipërinë2030”, shkruan Rama.

Mirëpo SPAK në një reagim publik sot, përveçse ka deklaruar se ata kanë prova e fakte, i dërgon dhe një mesazh kryeministrit. Sipas SPAK, hetimet për këtë rast i ka nisur Policia e Shtetit.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe  veprime  të kundraligjëshme të personave të tjerë. Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetimet paraprake të zhvilluara dhe ekzekutimin e masave të sigurimit”, përfundon SPAK.

 

Lini një Përgjigje