TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2025, 22:41

“SPAK krijesë amerikane”, Hila: Ata që drejtojnë në DASH, të frikshëm

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK krijesë amerikane”, Hila: Ata që drejtojnë

Gazetari Dritan Hila ka folur lidhur me zgjedhjet në SPAK për kreun e ri. Hila theksoi se kohët e fundit ka patur deformim të sistemit pasi SPAK po përgjon KLP-në gjë që duhet ta bënte KLP-ja ndaj SPAK.

Ai shtoi se kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim në Amerikë për të vijuar vazhdimin e mandatit të tij. Gazetari theksoi se SPAK është një krijesë amerikane dhe çdo goditje e SPAK janë më orientim amerikan.

Unë mendoj që në këtë moment në DASH po drejtojnë aparacikët dhe këta janë më të frikshëm sepse nuk kanë nuhatje politike dhe nuk e njohin terrenin. Janë ata që kanë bërë gropa në politiken e jashtme në disa vende të botës dhe deri në një moment që Rubio mund të fusë në kontroll politiken e jashtme. Mbetët pak e frikshme sepse nëse godet superstrukturën e një shteti është e vështirë të krijosh një klasë tjetër politike dhe ta implementosh”, tha ai në emisioni “Now” në Euronews Albania.

 

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    SPAK duhet te zgjedh drejtues jo te korruptuar si Klodian Braho Kam nje gjyq ne Vlor me vjerrin etij ,sigurisht dhe me gruan etij ,Po kush jan pasojat nga ky prokuror .Ka ardh vet me ka kercenuar mbac 3 muaj me kan ardh 3 polic te krimeve kam qen me gruan me kan ven pistoleten ne kok i njoh me kan cuar mbi 80 her ne polici leket i mbajn peng prej 12 vitesh prok ,sme pranojn gjykata duket hapur qe mban anen e tij. Ky njeri nuk meriton te jet ne SPAK e jo me.

    Lini një Përgjigje