TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2023, 11:26

SPAK jep pretencën për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfitojnë gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Pamfleti
SPAK jep pretencën për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 10 vite burg për Lefter Koken në lidhje me incenetrotin e Fierit dhe 7 vjet burg për Alqi Bllako për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit.

Me gjykim te shkurtuar Koka duhet të bëjë 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa Bllakos i shkon në 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton kërkon 12 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite.

Prokurori Dritan Prenci lexoi pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës. 

Pas kësaj seance i takon avokatëve mbrojtës të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe më pas e ka fjalën gjykata.

Dënimet që kërkon SPAK:

Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako 7 vjet me gjykim të shkurtuar  4.8 vite burg
Klodian Zoto 12 vjet  me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
Pellumb Abeshi 4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj 3 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj 4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arjola Kodra 3 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj 7 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla 4 vjet, është pranuar gjykimi i shkurtuar
SPAK kërkon ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon

Prokuroria ndër të tjera kërkoi ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon, i cili ka pasur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas atë të Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM-it. Prokuroria i riktheu akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëor dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e tij. Dhe për Arben Dervishin u ndryshua akuza nga korrupsion në sektorin privat në korrupsion publik. Megjithatë togat e zeza nuk u shprehen duke i  thënë prokurorit të reflektojë edhe njëherë për ndryshimin e akuzës.  Mbi të gjithë të përfshirët në dosjen e inceneratorit të Fierit, rëndojnë akuzat  për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash.

Gjykimi i shkurtuar

Më 29 maj, Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi gjykimin e shkurtuar për shumicën dërrmuese të 20 të pandehurve në procesin për inceneratorin e Fierit. Gjykimi i shkurtuar, shmang thirrjen e dëshmitarëve në sallë apo paraqitjen e provave nga palët, duke i dhënë nga ana tjetër mundësi të akuzuarve, që në rast se dënohen, të përfitojnë uljen e një të tretës së kohës së dënimit.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetorin e kaluar. Pak kohë më parë Prokuroria e Posaçme dha pretencën edhe për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit, duke kërkuar dënime nga 7 deri 10 vite burg të akuzuarit, të cilët përfitojnë uljen me 1 të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në dosjen e inceneratorit të Fierit, ish-ministri Koka akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, “korrupsion të zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”, ndërsa ish-deputeti Bllako për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion të funksionarëve publikë”. Sipas SPAK, për të favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme shoqërinë koncesionare të inceneratorit të Fierit, ish-ministri i mjedisit, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet, ndërsa Alqi Bllako 14 milionë.

Ndërsa Klodian Zoto akuzohet të ketë përfituar 4 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer, por janë paraqitur situata të falsifikuara, duke i kryer vetëm në letra punimet.

spak lefter koka dhe alqi bllako

Lini një Përgjigje