TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2023, 10:14

Rrebeshe shiu dhe breshëri, si do jetë moti deri të premten

Shkruar nga Pamfleti

Rrebeshe shiu dhe breshëri, si do jetë moti deri të premten

Për këtë javë vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e kontinentit europian, do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime, por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore- malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra, dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sot priten reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Korçë, dhe reshje lokalisht mesatare në qarqet e tjera. Në qarqet Korçë dhe Gjirokastër priten që reshjet të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 24 °C

në vendet e ulëta: 17 / 26 °C

në vendet malore: 11 / 19 °C

Rrebeshe shiu dhe breshëri, si do jetë moti deri të premten

moti

Lini një Përgjigje