Pamjet e publikuara nga “STOP” vënë në lëvizje BKH, pritet sekuestrimi i materialeve dhe marrja në pyetje e personave të përfshirë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet pas transmetimit në emisionin “STOP” të rastit skandaloz në KLP, ku një prej anëtarëve i kërkonte favore seksuale një qytetareje.
Bëhet fjalë për Olger Eminajn, i cili në materialet e siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi” dhe të transmetura në emision, shfaqet në komunikime me përmbajtje erotike me një grua, e cila kishte kërkuar ndihmë pranë KLP-së lidhur me një çështje ndaj prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.
Sipas gazetarit Elton Qyno, procedimi penal është regjistruar kryesisht mbi bazën e pamjeve filmike të transmetuara, ku përveç bisedave, shfaqen edhe materiale me përmbajtje intime. Rasti ka tërhequr vëmendjen e institucioneve të drejtësisë, ndërsa në proces janë përfshirë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Sipas burimeve, me urdhër të prokurorit të gatshëm është caktuar një oficer i BKH-së për të administruar materialet e siguruara nga gazetarët e emisionit “STOP”. Këto materiale pritet t’i vihen në dispozicion hetuesve, ndërsa në vijim do të kryhen veprime të tjera procedurale.
Në ditët në vijim pritet të thirren për t’u marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në këtë rast, përfshirë Olger Eminajn dhe gruan që shfaqet në materialin e publikuar. Skandali ka shkundur gjithë sistemin e drejtësisë, por vetëm KLP dhe ILD nuk reagojnë.
Po more more tutkune kete surrat arixhiu keni vene neper zyra? Turp!
O toni ky eshte zoteri dhe fisnik te presim te mbaroje loja pastaj flasim
Kush të reagoje prostitutat
Njerez Plehra, nga keta presim drejtesi ne