TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2025, 07:39

Skandali me mishin e pulës, eksperti jep detaje: Pjesa më e madhe e produktit me salmonelë ishte fshehur në magazina

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me mishin e pulës, eksperti jep detaje: Pjesa më e madhe e

Granit Sokolaj nga Qendra Alert, ka treguar se si mishi i kontaminuar më salmonelë ishte fshehur në magazinë duke vënë nën hetim disa persona. Ai shpjegon hapat që çuan në dyshimet e para të këtij rasti.

Nisur nga ana ligjore, thuhet se kur një monstër  rezulton e kontaminuar në të njëjtin ambient që ka qëndruar me monstrat e tjera, mund të jetë kontaminuar dhe ajo. Nga 7 ton, AKU ka mundur të gjejë një pjesë. Faturat fiktive janë vërtetë, ndërkohë një pjesë e madhe e produktit ishte e fshehur nëpër magazinat e kompanisë frigoferike, nuk ishte në treg sepse meqë u rezultoi me ngarkesë, kanë menduar mos ta çojnë në treg të gjithin por ta kalojnë tek sallamet, ky ishte dyshimi.

Më pas i nxorën AKU-së fatura fiktive që nuk lidheshin me këtë lot duke ua shitur rrjetit të marketeve. Prandaj ka nisur hetimi  edhe për ata dhe që nuk i kanë vënë AKU-së në dispozicion të gjitha faturat për të ditur se ku është produkti.

Me trupën inspektuese për një afat kohor dy-tre ditor është gjetur mishi duke hapur çdo kontener që ishte i fshehur, prandaj janë disa persona nën hetim”, tha Sokolaj në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje