
Kryeministri Edi Rama kërkoi pak ditë më parë pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).
Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se ky institucion ka pasur performancë të dobët.
Ai theksoi se Shqipëria do ta ketë të vështirë të arrijë standardet e Bashkimit Europian sa i përket kontrollit ushqimor.
“Është edhe show edhe situata është emergjente. AKU është agjencia më jo stabile në vend, drejtuesit e saj janë ndërruar me muaj jo me vite. Shqipëria atë me të cilën është krenuar deri dje sot se ka. Thuhet në Shqipëri haet mirë dhe produktet bujqësore janë të mira, por sot është një nga vendet me cilësinë më të dobët ushqimore dhe kjo vjen sepse instituti i kontrollit ushqimor është ai më i dobëti. Do jetë e vështirë për Shqipërinë që të arrijë standardet e BE. Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane”, tha ai.
Spahiu tregoi si veprohet në vendet e tjera në momentin kur konstatohet një produkt me probleme në doganë.
“Me importimin e mallrave që vijnë në doganë inspektimi i AKU fillon nga pjesa e doganës dhe në territorin shqiptar. Por përshembull AKU gjermane konstatoi gjatë inspektimit disa çokollata me alumin të ardhuara nga Azia dhe e futi në listë të zezë kompaninë dhe produktin duke e sekuestruar dhe duke informuar të gjitha vendet e BE”, tha ai.
Lini një Përgjigje