TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2025, 09:45

Shtyhet seanca për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet seanca për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve

Është shtyrë sërish seanca paraprake për ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Mësohet se shkak është bërë mosparaqitje e avokatëve, për shkak të bojkotit. Seanca e radhës u caktua për në 28 tetor në orën 10:00.

Më 2 tetor, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Ndaj Veliajt më 11 shtator nisi procesi i shkarkimit nga posti i Kryebashkiakut, ndërsa Kryeministri Edi Rama u kujdes posaçërisht që procesi të përmbyllej me shpejtësi dhe Tirana të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Brenda dy javësh u ezauruan të gjithë procedurat e shkarkimit, ndërsa Presidentit Bajram Begaj iu propozua vakanca në Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që të caktonte një datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në anën tjetër, Veliaj ka kundërshtuar procedurat me një ankim në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të shprehet më 31 tetor nëse shkarkimi i kryebashkiakut është ose jo kushtetues dhe i ligjshëm.

Lini një Përgjigje