Kjo lëvizje mund të shihet si një paralajmërim se të tjerë aksione të mëdha kundër kriminelëve do merren së shpejti. Mbetet për t’u parë se a do i nxjerrë vapa e gushtit, njerëzit e krimit nga ‘strofullat’ ku janë strehuar.
Presioni amerikan për goditjen e krimit në Shqipëri sa vjen e shtohet. Një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit, SHBA ka zbarkuar në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Kjo lëvizje mund të shihet si një paralajmërim se të tjerë aksione të mëdha kundër kriminelëve do merren së shpejti. Mbetet për t’u parë se a do i nxjerrë vapa e gushtit, njerëzit e krimit nga ‘strofullat’ ku janë strehuar.
Mësohet se Rrumbullaku e ka njohur delegacionin amerikan edhe me rezultatet e aksionit më të fundit, në bashkëpunim me palën britanike, për goditjen e trafikimit të armëve.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit (FBI) të SHBA, të shoqëruar nga drejtuesi i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP) në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Richard Deasy.
Gjatë takimit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku falënderoi Qeverinë Amerikane dhe agjencitë e saj për asistencën e dhënë për Policinë e Shtetit, duke nënvizuar bashkëpunimin profesional dhe të besueshëm në çështjet e hetimit e goditjes së krimit dhe terrorizmit.
Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi qasjen proaktive të Policisë së Shtetit për hetimin e krimit të organizuar dhe rëndësinë e bashkëpunimit me FBI-në për shkëmbimin e shpejtë dhe në kohë reale të informacionit dhe nevojën e angazhimit nëpërmjet Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.
Gjatë takimit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku e njohu delegacionin amerikan edhe me rezultatet e aksionit më të fundit, në bashkëpunim me palën britanike, për goditjen e trafikimit të armëve.”-njofton Policia e Shtetit.
Lini një Përgjigje