TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 09:40

Qytetarët mblidhen para Gjykatës së Tiranës, bëjnë thirrje për lirimin e 21 të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët mblidhen para Gjykatës së Tiranës, bëjnë
qytetarët mblidhen para Gjyaktës së Tiranës: Lironi çunat

Protestues dhe aktivistë janë mbledhur paraditen e kësaj të diele para Gjykatës së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e 21 qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar pak ditë më parë para Kuvendit.

Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë sot masat e sigurisë për të arrestuarit. Qytetarët janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës në shenjë solidariteti me të arrestuarit, ndërsa presin vendimin që do të japë gjykata për masat e sigurisë. 

Prej arrestimeve, mbështetësit e protestuesve kanë zhvilluar disa grumbullime dhe kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre, duke protestuar fillimisht para Komisariatit nr. 3, ku ata u mbajtën të ndaluar.

Revoltën për arrestimin e 21 qytetetarëve, protestuesit e shprehën edhe në protestën e djeshme kombëtare që u zhvillua në kryeqytet. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Të arrestuarit për incidentet para Kuvendit janë:

Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami

Në protestën e 2 Korrikut, u hodhën vezë, gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e tyre.

protestuesit e arrestuar gjykata e tiranes

Lini një Përgjigje