TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2025, 22:27

“Shqiptarët në SHBA rrezikojnë të ndahen nga familjet”, paralajmërimi i fortë i Spahiut: Trump do t’i dëbojë në masë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarët në SHBA rrezikojnë të ndahen nga

Analisti Kreshnik Spahiu, komentoi sot në “Top Story” retorikën e Donald Trump në fjalimin e tij të parë sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Spahiu u shpreh se Trump do të dëbojë qindra shqiptarë që presin të marrin një ‘green card’ dhe do të detyrohen të ndahen nga familjet e tyre.

Kam disa pikëpyetje që lidhen me diskursin politik të Trump dhe fjalën e tij sot. Askush nuk mund të parashikojë politikën e jashtme të Trump por do thosha disa pika. E para ndaj një keqardhje me ata qindra shqiptarë që do jenë subjekt i depërtimit nga SHBA. Unë jam me ata qindra shqiptarë që do detyrohen të ndahen nga familjet e tyre në pritje të dokumenteve.

E dëgjova me interes që përmendi planetin Mars por jo kontinentin Europë. Ai kërkon një rend të ri botëror ku rrezikojmë që as Europa të mos hyjë në axhendën e tij prioritare. Mandati i dytë i Trump po legjitimon diskursin për korrigjim kufijsh”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.  

 

Lini një Përgjigje