TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 12:52

Shqipëria pa drita, disa qytete në 'black out'

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria pa drita, disa qytete në 'black out'

Disa qytete të vendit kanë mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta.

Pa drita kanë mbetur qytetet si: Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi, Saranda, Elbasani, Korça, Pogradeci. 

Ndërkohë, në rrugët e Tiranës është shkaktuar kaos dhe trafik pasi semaforët ishin jashtë funksionit. Në zonat si: Pazari i ri, Lapraka, rruga e Elbasanit, Fresku, Komuna e Parisit, rruga e Kavajës, Vasil Shanto, Ali Demi, janë disa nga rrugët e qytetit ku është krijuar trafik.

Sipas njoftimit të OSHEE, 'black out-i' ka ardhur si shkak i dëmtimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni.

Ndërkohë, sipas OST, defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Sipas njoftimit është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare, rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.

Ndërkohë, pas vendit tonë edhe shumë qytete në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë mbetur pa energji elektrike.

Mediat e huaja raportojnë se disa pjesë të Malit të Zi kanë mbetur gjithashtu pa energji elektrike si: Budva, Bar, Risno, Podgoricë.

Sistemi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike malazeze (CEDIS) ka njoftuar se pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike. Sipas njofitmit, problemi është ndërprerja e rrjetit të sistemit të transmisionit malazez.

Lini një Përgjigje