
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Premçi i ftuar në emisionin "Drejt’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria është kthyer de facto në një parajsë fiskale dhe se disa nga institucionet ligjzbatuese janë marrë peng.
Premçi: A duhet ta mendojmë reformën në drejtësi baras me SPAK, ose baras me SPAK plus GJKKO? Sepse pjesa tjetër e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat në juridiksionin vendor kanë problematika shumë të mëdha.
Janë shumë të vakëta, në aktivitetin e procedimit penal.
Me përqendrimin prej rreth 12 viteve të pushtetit në çdo qelizë në duart e një force politike, tashmë disa nga institucionet ligjzbatuese janë marrë peng.
Shqipëria është kthyer de facto në një parajsë fiskale.
Lini një Përgjigje