TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2024, 21:57

Dosja ‘5D’, Andi Bushati: Kjo vjedhje solli vdekjen politike të Erion Veliajt!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘5D’, Andi Bushati: Kjo vjedhje solli vdekjen politike të

Analisti Andi Bushati duke folur për dosjen ‘5D Construction’, deklaroi se edhe pse Erion Veliaj nuk është vetë në hetim, ai është tani një politikan i ‘vdekur’.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”, Bushati deklaroi se ky rast zbuloi se Bashkia është mbushur me injorantë që nuk dinë të fshehin krimin e vet.

Ishte e vështirë ta besoja. Të shohësh një vjedhje barbare, pa u kujdesur për të fshehur gjurmët, është diçka e çmendur. Në kuptimin politik Erion Veliaj është në dosje. Nëse nga 2015 e deri më sot, ka pasur një besëtytni publike; ore këta djemtë e lalit, vjedhin, por bëjnë dhe punë, janë të zotë.

Kjo dosje tregoi se këta janë ca injorantë, që kur nuk dinë të fshehin krimin e vet dhe ulërasin krimin e vet në mes të Tiranës, këta janë të paaftë të bëjmë punë për publikun.

Në këtë kuptim mendoj se këtë dosje, e merr apo jo SPAK, e urdhëron Rama SPAK, ta jap Erion Veliaj, apo s’ta jap Veliajn, me këtë dosje Erion Velaij është një politikan i ‘vdekur’, jo nga tëmthi apo mëlçia, por nga vjedhjet e mëdha që kanë bërë.

Është piramida e një vjedhje masive, nuk ka ndodhur në Shqipëri kështu. Dyshojmë te inceneratorët, nuk e di se çfarë do të na ndriçojë Belindi më vonë, por edhe e kishim një kompani”, tha Andi Bushati.

bushati

Lini një Përgjigje