
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimet e fundit të SPAK në Bashkinë e Tiranës. Ai ka shpjeguar skemën, teksa ka thënë se këto arrestime kanë shkaktuar tronditje, duke e lidhur me luftën Veliaj-Blluku.
Sipas tij, kur u arrestua drejtori i ARRSH u trumbetua me të madhe se ishte drejtori i Ballukut, ndërsa tani këta drejtorë po shiten si ish-drejtorë.
“Në rastin konkret skema nëse më përpara këta drejtorë të rëndësishëm të bashkisë merrnin 5%, 10% këta u bënë aksioner, ortakë të kompanive private ku përfitimet e siguruara nga korrupsioni i kanë investuar aty dhe madje janë bërë investotor dhe madje investitor strategjik.
Pra ata e kanë çuar në një nivel tjetër, se lënë në dorë të një kompanie biznesi por janë bërë vetë biznesmenë dhe të ardhurat ti investojnë, dhe madje habitem pse rrinin akoma si punonjës bashkie me rrogën 600 mijë lekë të vjetra. Dhe diçka tjetër që tregon se sa tronditje ka treguar kjo goditje, sepse kur u kap drejtori i infrastrukturës u tha krah i djathtë i Ballukut, ndërsa për këta drejtorë të Veliajt thuhet zyrtarë të bashkisë, për mua këtë duhet të zbërthejë SPAK.
Këta janë njerëzit që kanë përballuar dhe fushatën është një sistem i tërë i ngritur në këmbë që ka përballuar fushatën elektorale, betejën që bëhet në media, skandalet dhe ata vihen në sulme të jashtëzakonshme duke përdorur pikërisht këtë ndikim.
Kështu që skema që ne kemi parë deri tani është ende në fillim, por është e rëndësishme që kjo histori të mos copëzohet siç u bë me inceneratorët, duhet parë e gjithë bashkë sepse kanë vepruar bashkë të gjithë sepse janë bashkëdrejtues dhe bashkëaksionerë. Nuk janë thjeshtë disa drejtorë të korruptuar që kanë vepruar individualisht, por kanë vepruar me në skemë të mirëorganzuar duke evoluar dhe korrupsionin në vetvete”, tha ai në “Të Pakespozuarit”.
Lini një Përgjigje