TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2024, 16:58

Shpërthen në flakë një automjet në aksin Kuç-Himarë, shpëtojnë mrekullisht drejtuesi dhe pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen në flakë një automjet në aksin
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Kuç-Himarë këtë të diel. Si pasojë e flakëve makina është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin në kohë duke shpëtuar pa probleme.

Dyshimet e para të shkakut të zjarrit lidhen me defekte teknike të makinës, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ky është automjeti i 3 brenda pak ditëve që digjet në ecje. Ditën e djeshme një tjetër automjet u përfshi nga flakët, duke u shkrumbuar plotësisht, teksa ishte në dalje të Koplikut në Malësinë e Madhe.

Po ashtu 2 javë më parë një automjet në Tiranë, pranë Digës së Liqenit, ka shpërthyer në flakë teksa ishte në ecje.

Lini një Përgjigje