
Një 47-vjeçar në Ballsh ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Sipas informacioneve të para, bëhet me dije së punëtori i rafinerisë, ndërroi jetë për shkaqe natyrale.
“Një 47-vjeçar nga Ballshi ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:30 dhe dyshohet se shkak u bë arresti kardiak. 47-vjeçari E,T ishte punëtor në një kompani për nxjerrjen e naftës”, njofton paraprakisht policia.
Që prej muajit maj kanë humbur jetën në punë 5 persona të tjerë, për shkak të sigurisë. Rikujtojmë se Më 9 maj në Shëngjin të Lezhës Emiliano Frroku humbi jetën pasi ra nga kati i 9 i pallatit teksa ishte duke montuar vinçin. Më 12 maj Preng Gjoni po punonte në një pallat në ndërtim në Kune të Lezhës teksa u godit për vdekje nga një dërrasë e cila u shkëput nga lartësia e godinës.
Më 21 Maj, vagonistin Armando Peshku e zuri poshtë një masiv shkëmbor në minierën e Theknës së Martaneshit, ndërsa kolegu i tij mbeti i plagosur.
Jurgen Veshi më 22 maj humbi jetën në guroren në Brataj të Selenicës pasi një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. Dhe më 27 maj humbi jetën në Tiranë, gjatë punës në ndërtimin e një pallati Adrian Fejzullahi.
Lini një Përgjigje