
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës së lamë pas.
Sipas njoftimit të policisë, janë vendosur 11. 776 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.
Bëhet me dije se janë vendosur mesatarisht 1.628 gjoba në ditë. Gjobat më të shumta janë vendosur për qëndrim të gabuar, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe mosdhënie përparësie ndaj qytetarëve në rrugë.
Ndërkohë, janë arrestuar dhe proceduar 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për pa leje drejtimi, 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 2 persona për korrupsion aktiv.
Masat administrative:
11.776 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,682 në ditë
32 masa për xhama të zinj
739 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara
324 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit
640 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit
24 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”
596 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve
7908 masa për qëndrim të gabuar
Pezullime dhe bllokime:
6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit
43 raste për tejkalim shpejtësie
9 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.
Lini një Përgjigje