TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2024, 07:30

Temperatura deri në 35 gradë, mësoni si parashikohet moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 35 gradë, mësoni si parashikohet moti

Vendi ynë do të jetë sot nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera më el artë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lini një Përgjigje