TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2024, 17:23

Aksidentoi me motor turisten nga Nepali, 20-vjeçarit i caktohet masa ‘arrest shtëpie’

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi me motor turisten nga Nepali, 20-vjeçarit i caktohet masa

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motor tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th, 33-vjeçe.

Masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti.

20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, kur turistja i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, pa qenë në vijat e bardha.

Duke vlerësuar dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të të të riut për veprën penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie".

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit, gjyqtarja Lumturi Zhupa, ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Lini një Përgjigje