
Fillimi i verës ka sjellë edhe rëndimin e trafikut në aksin Milot-Lezhë. Nëse keni plan për tu nisur drejt bregdetit matuni dy herë, pasi duhet të llogarisni orët e bllokuara në trafik.
Mëngjesin e sotëm, në Lezhë ka pasur fluks automjetesh që udhëtojnë drejt bregdetit të Shëngjinit.
Numri i lartë i turistëve nga kosova ka sjellë dhe trafik të rënduar përgjatë superstradës Milot-Lezhë dhe në rrugën e Shëngjinit.
Ky është vetëm fillimi i një kaosi që pritet të shoqërojë rrugët e Lezhës gjatë këtij sezoni veror pasi rrugët e ngushta dhe pa standard nuk përballojnë dot fluksin e automjeteve.
Lini një Përgjigje