TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2024, 09:09

Dy turistë bllokohen në Gjirin e Anglezit në Karaburun, policia kufitare e Himarës u vjen në ndihmë lituanezëve

Shkruar nga Pamfleti

Dy turistë bllokohen në Gjirin e Anglezit në Karaburun, policia

Policia Kufitare Himarë u ka ardhur në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit gjatë natës.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”.

Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe ndihmën ndaj tyre.

 

Lini një Përgjigje