
Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta rezulton se pëlqyeshmërinë tek të intervistuarit në matjen e fundit të Barometrit e ka (7.3 %). Ndërkohë, mendimi negativ për të është (88.5 %).

Nga krahasimi i të dhënave të përfituara nga matjet periodike të Barometrit rezulton se Ilir Meta ruan pothuaj të njëjtat nivele mendimi pozitiv dhe negativ.
Në Mars të 2024 pëlqyeshmëria për të ka qenë (8.4 %) dhe sot është (7.3 %). Mendimi negativ në mars 2024 për Ilir Metën ka qenë (87.1 %), ndërsa sot është (88.5 %).

Pëlqyeshmërinë më të lartë sipas votës politike të vitit 2021 Ilir Meta e ka tek ata që deklarojnë që kanë votuar parti tjetër (jo PS &PD) në nivelin (45.4%) dhe më të ulëtën tek votuesit e PS në nivelin (2.3%).

Lini një Përgjigje