TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2024, 07:35

Diell dhe temperatura të larta, mësoni si parashikohet moti ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura të larta, mësoni si parashikohet moti ditën

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje