
Gjykata e Poscame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili u shpall fajtor për veprën penale shkelje te barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Nga gjykimi i shkurtuar, Alla do të vuajë përfundimisht dënimin me dy vite burg.
Vendimi nuk ndryshoi as për përsonat e tjerë të përfshirë. Konkretisht për ish nënkryetaren Enkeleda Lleshi dënimi iu konvertu në sherbim prove. 4 ish punonjës të bashkisë të cilët akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave, përfituan lirim më kusht.
Ndërkohë, biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga gjykata për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.
Lefter Alla i cili u arrestua me 15 Mars të një viti më parë akuzohet për se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me një tender me vlerë 3 mln euro. Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish zyrtarët e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas ,punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagjia e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.
Lini një Përgjigje