TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 17:38

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve reagon për vrasjen e Astrit Kalasë: Të tronditur, ngjarja të hetohet thellësisht

Shkruar nga Pamfleti

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve reagon për vrasjen e Astrit

Shoqata e Gjyqtarëve Europiane ka reaguar e tronditur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë të hënën.

Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti Mikael Sjoberg, e cilëson ngjarjen si një incident tragjik dhe duke përcjellë ngushëllimet e tij.

Në emër të Bordit të EAJ, dua të shpreh keqardhjen dhe tronditjen për incidentin tragjik që ndodhi në Shqipëri. Do të donim gjithashtu të dinim më shumë mbi çfarë ka ndodhur dhe nëse mund të ndihmojmë në ndonjë mënyrë”, shkruan Sjoberg në letrën drejtuar shoqatës shqiptare.

Letra është përcjellë zyrtarisht nga Sekretariati i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, i cili thekson se vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës është një ngjarje e rëndë që prek gjithë komunitetin e drejtësisë europiane.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi.

Lini një Përgjigje