TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2024, 22:13

Shkatërrohet në Itali grupi që lëshonte diploma false, në pranga edhe drejtuesi i kolegjit të njohur në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet në Itali grupi që lëshonte diploma false,

Pas “Kristalit” të famshëm që shiste diploma brenda dhe jashtë vendit, është zbuluar një tjetër skemë e ngjashme. Por këtë herë janë autoritetet italiane që kanë shkatërruar një grup që diploma dhe certifikata false, pjesë e të cilit dhe drejtuesin e një institucioni arsimor në vendin tonë.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë dhe Savino Cianci dhe administratori Leonardo Catalano. Mediat italiane shkruajnë se të interesuarit që synonin të futeshin në administratë paguanin nga 8 mijë euro për të marrë një kualifikim për të hyrë në konkurse publike si dhe për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit.

Po ashtu, dy nga të arrestuarit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të "garantuar aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procedurës së akreditimit të institucionit". Ky është një tjetër aspekt që doli nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Tranit, i që u konkludua me ekzekutimin e 9 masave të sigurimit nga Guardia di Finanza.Sipas mediave italiane dyshja Cianci-Catalano i kanë dhuruar një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentit të Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për akreditimin e Ëisdom University.

Ndër të tjera, të arrestuarit kanë lëshuar vërtetime false dhe certifikata ekuivalente të rreme nga universitetet italiane, në veçanti nga Universiteti Sapienza i Romës.

Të ardhurat e mëdha të paligjshme të përfituara, objekt i urdhrit të sotëm të sekuestrimit, llogariten në shumën e 10 milionë eurove.

Lini një Përgjigje