Kreu i IKMT së Vlorës, Simbol Pazaj, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për këtë shkarkim dyshohet se është bërë aksioni i pak ditëve më parë për shembjen e një hoteli në Dhërmi, i cili ishte në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit, kandidatit fitues për Bashkinë e Himarës.
Sakaq, pritet që të ketë edhe një valë tjetër shkarkimesh. Mësohet se në krye të IKMT, është komanduar një vajzë.
Risjellim në vëmendje se Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit në Dhërmi tre ditë më parë (17 maj), kanë rrethuar hotelin e një prej numëruesve të votave që ndodheshin në kutinë që i dha fitoren kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri në Himarë.
Bëhet me dije se hoteli është në pronësi të babait të Fjorentin Belit, i cili ishte numërues në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Hoteli është rrethuar nga forcat e IKMT-së dhe efektivë të Policisë së Shtetit dhe kërkojnë ta shembin atë.
Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli. Inspektorët pretendojnë se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët thonë të kundërtën. Ata shprehen se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.
Lini një Përgjigje