
Pas skandalit në Krujë, ku fisi Rraja dhunoi dy persona nga fisi Maja, policia bllokoi guroren në fshatin Borizanë.
Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë në këtë subjekt deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij.
Po ashtu u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.
Pas kësaj ngjarje, deputeti i PS Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e më pas kryeministri Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
Në një intervistë për “Euronews Albania” gazetari Igli Çelmeta tha se policia ka qenë në krah të pronarëve të gurores dhe kjo është arsyeja pse u shkri komisariati i policisë së Krujës. Sipas tij, nuk ishte i nevojshëm shkarkimi i ministrit, por përgjegjësia duhet të shkonte zinxhir tek të gjitha hallkat e policisë, deri tek drejtori i përgjithshëm.
Lini një Përgjigje