TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2023, 07:58

“Çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, Clinton mesazh për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë është e mundur kur njerëzit

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në fillim të korrikut ka qëndruar në Shqipëri.

Clinton u prit me nderime të larta shtetërore dhe po ashtu mbajti një fjalim në të cilën përmendi edhe Kosovën.

Të dielën, në një postim në Twitter, Clinton përmendi ndërhyrjen e NATO-s si dhe strehimin e gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, nga Shqipëria, gjatë vitit 1999.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi humanizmin të prevalonte, duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, shkruan Clinton.

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka mbajtur një fjalim historik para shqiptarëve më 3 korrik. Ai ka zhvilluar një vizitë në vendin tonë, vizitë që padyshim do të mbetet në histori. Klinton është ai i cili solli çlirimin e Kosovës, ndërsa ka pasur gjithmonë në axhendë shqiptarët.

Clinton u prit me një ceremoni shtetërore në Tiranë, teksa më pas mbajti një fjalim para qindra shqiptarëve të mbledhur para Kryeministrisë.

“Mos u shkurajoni përballë asaj që po ndodh. Sepse këto probleme i kanë rrënjët te një problem që është më i lashtë se edhe besime tona. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej, diçka e keqe do të ndodhë. Gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj njësisë që çdo person i vetëm mund të marrë. Edhe një herë. E kam të vështirë të them për atë që është bërë. Mësimi thelbësor i jetës sime në politikë nuk janë ato që mësova në universitet apo në qeveri. I kam mësuar kur isha një djalë i vogël. Që rritesh duke parë njerëzit të jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishin një vlerë kostante për këdo”, tha ai.

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka dhënë gjithashtu një mesazh të fortë për Kosovën. Kohët e fudnit konflikti Kosovë-Serbi është rindezur dhe Klinton duke folur nga Tirana ka kërkuar që të marrë fund marrëzia e tensioneve. Në vitin 1999 ishte ai që urdhëroi bombardimet në Serbi, ndërsa tani tha ai, Kosova e ka vetë në dorë situatën. 

Duke folur gjatë vizitës së tij në vendin tonë, Klinton tha se mbajtja e zgjedhjeve në Veri ishte e gabuar, teksa u shpreh se nuk duhet të ndërmerret asnjë akt që nxit konflikt.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension. Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë të kenë një qeverisje te denjë. Qytetarët kanë nevojë tu thuhet ju duhet të votoni, gjithmonë", tha ai.

Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri më 2001.

demokracia clinton shqiperi

Lini një Përgjigje