TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2023, 19:15

Dhuna e fisit Rraja, Spahiu: Në kohën e Enverit 1 polic bënte zap 5 qytete, tani vendin e tyre e kanë zënë bandat

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna e fisit Rraja, Spahiu: Në kohën e Enverit 1 polic bënte zap

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, tha se ka disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e autoritetit të shtetit në Krujë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se në zonat e Krujës, Fushë-Krujës e Mamurrasit, autoriteti i bandave bën hije më shumë se shteti dhe kjo është një dukuri që ka ardhur duke u forcuar për vite me radhë.

Po marr dy regjime, mbretërinë dhe regjimin komunist. Në kohën e regjimit një polic i Krujës bënte zap 4 qytete, Krujë, Fushë-Krujë, Kurbin apo Mamurras, edhe në kohën e mbretërisë. Ka disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e autoritetit të shtetit në Krujë, autoritet që në këtë rast përfaqësohet nga policia. Kemi të kundërtën; nëse deri dje 2 policë bënin zap 5 qytet sot, 2 banda bëjnë zap 5 qytete apo bashki. Autoriteti i bandave bën hije më shumë se shteti dhe kjo nuk ndodh në një ditë, por ka ndodhur për vite me radhë që ka ardhur nga korruptimi dhe inkriminimi i shtetit”, tha Spahiu.

spahiu rraja dhuna

Lini një Përgjigje