TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2023, 17:38

“Albini si Don Kishoti”, Kreshnik Spahiu: Paprekshmëria e kufijve të Kosovës garantohet nga Perëndimi, jo nga Kurti

Shkruar nga Pamfleti

“Albini si Don Kishoti”, Kreshnik Spahiu: Paprekshmëria e

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se këmbëngulja e Albin Kurtit për të dalë kundër SHBA, Evropës dhe Anglisë është një qëndrim donkishotesk për të forcuar pushtetin e tij politik.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu shtoi se Kurti po bën një konspiracion imagjinar ndaj Perëndimit, pasi kufijtë e Kosovës nuk i mbron policia e tij por një ushtri e tërë e KFOR dhe NATO.

Nëse SHBA, Evropa dhe Anglia kërkojnë ndryshim kufijsh kjo do të ndodhë brenda 24 orësh dhe këtë s’e ndal askush. Ky është një qëndrim donkishotesk. Kë ka Kosova aleat, nëse je kundër SHBA, Evropës dhe Anglisë? Kjo është një idiotësi imagjinare, për të forcuar pushtetin e tij politik. Kufijtë e Kosovës i mbron një ushtri, NATO dhe KFOR. Escobar e tha që e kemi me popullin e Kosovës jo me qeveritë. Kosova është shumë më jetëgjatë, liderët shkojnë e vijnë. Kosovë është strategjike për SHBA”, tha Spahiu.

spahiu kosova kurti

Lini një Përgjigje