
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet tmerri i kryeqytetasve sa herë që bie shi.
Në një video të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në një ditë me shi, por ky duket një mision i pamundur, për shkak të kaosit që krijohet në kryeqytet.
“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë.”, shkruan Binaj krahas videos.
Lini një Përgjigje