
Kanë dalë detaje nga përplasja mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastër, Agron Kapllanaj.
Burimet bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre është bërë një dron.
Kapllanaj pretendon se një makinë ka hyrë në ambientet e fabrikës në tij në Fier dhe ka ngritur një dron. Kapllanaj shprehet se sipas tij punonjësit kanë dhënë sinjalizimin.
Në një bisedë telefonike në media, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
“Makina ka hyrë në ambientet e fabrikës në Fier gjatë ditës dhe ka ngritur dronin. Është kthyer së dyti i njëjti mjet. Punonjësit e fabrikës kanë dhënë sinjalizim. Më tej ka dalë drejtori i kompanisë, personat kanë thënë: “Po filmojmë për toka.” 'Ok,' ka thënë drejtori, 'por jo në tokën time.' Drejtori i fabrikës i ka bërë foto targës së makinës dhe është shprehur: 'Do t’ia çoj shefit.' 'Mos ia ço shefit se do kesh probleme' kanë thënë dhe janë larguar. Njerëz të kompanisë e kanë ndjekur makinën nga pas. Kur u njoha me situatën, u nisa të bëj kallëzim”, u shpreh Kapllanaj.
Lini një Përgjigje